
Takimi i ministrit të jashtëm të Ukrainës me homologun e tij në Serbi, Marko Gjuriqin ka marrë kritika nga politika kosovare.
Një reagim për takimin e tyre e ka bërë Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ish-ministri kosovar, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social X, ka thënë se “është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia”.
“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet.”, ky është reagimi i Hoxhajt.