Insajderi
Lajme

“Ndërkombëtarët kanë rrejtë”, shpërthen Mefi i VV’së për kushtet e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Insajderi
14 May 2024 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ndërkombëtarët kanë rrejtë”, shpërthen Mefi i VV’së për kushtet e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

As sot nuk u vendos në agjendën e ministrave aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në emisionin “Politiko” në Kanal10 ka thënë se Qeveria nuk ka dështuar për dështimin për anëtarësim në KiE.

Bajqinovci ka qenë i ashpër me ndërkombëtarët lidhur me kushtin që ia kanë vendosur Kosovës që është themelimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në KiE.

“Ndërkombëtarët kanë rrejt në këtë rast Kryeministrit dhe të tjerëve u është kërkuar vetëm Manastiri. Raporti i Bakayonis ka qenë pozitiv i cili është votuar me 81 për qind dhe në fund ndërkombëtarët e kanë tradhtuar Kosovën”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka thënë se çështja e Asociacionit në fund është vënë si kriter për antarësimin në KiE.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark