Prokuroria e Posaçme SPAK zbardh atentatin ndaj të “fortit” të Vlorës: Hakmarrje për Erigert Zejnon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Posaçme SPAK zbardh atentatin ndaj të “fortit” të Vlorës: Hakmarrje për Erigert Zejnon

    Insajderi
    16 May 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka zbardhur atentatin ndaj personazhe të njohur në botën e krimit, Inez Hajrullah dhe Ervis Matodashaj.

    Sipas SPAK atentati është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës.

    Atentati lidhet me vrasjen e shtetasit Erigert Zejno në qytetin e Vlorës në vitin 2013.

    Në lidhje me këtë ngjarje në vitin 2013 u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Por në vitin 2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj dhe të tjerët, për mungesë provash.

    I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i cili është kushëri me Erigert Zejno, ka marrë një porosi nga Dubai dhe ka krijuar një grup të strukturuar kriminal për të bërë eliminimin e kundërshtarëve.

    Pjesë e grupit të krijuar për të realizuar ekzekutimin është i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

    “Hetimet provuan se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit. Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.

    I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

    Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori material i veprës penale, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).

    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark