
Prokuroria e Shtetit ka reaguar të premten ndaj një lajmi se ku thuhet se prokurorja Drita Hajdari, e cila u shpërblye me çmimin Sali Ceku për drejtësi, është nën hetime.
“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se nuk ka asnjë aktvendim për fillim të hetimeve kundër prokurores Drita Hajdari. Për informatën Tuaj, paraqitja e kallëzimit penal nuk nënkupton hetim zyrtar. Hetimi fillohet me aktvendim të prokurorit të shtetit”, thuhet në reagimin e prokurorisë”, thuhet në reagimin e prokurorisë ndaj raportimit të KTV-së.
“Aktvendimi përcakton personin kundër të cilit do të kryhet hetimi, kohën e fillimit të hetimit, përshkrimin e veprës e cila tregon elementet e veprës penale, emërtimin ligjor të veprës penale, rrethanat dhe faktet që e justifikojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale.”
“Andaj theksojmë se ndaj prokurores Drita Hajdari nuk ka hetime zyrtare dhe çdo pohim se janë duke u zhvilluar hetime kundër saj nuk është i vërtetë.”/Insajderi.com