
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka njoftuar se Kosova i ka dërguar notë proteste Malit të Zi pas djegies së flamurit të Kosovës para objektit të ambasadës së Kosovës në Podgoricë.
“Kemi dërguar një notë protese Republikës së Malit të Zi. Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti është përgjigjur menjëherë duke premtuar se do t’i gjejë dhe arreston vandalët”, ka thënë Selimi.
“Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite kemi forca të errëta ekstremiste që dëshirojnë t’i shkatërrojnë marrëdhëniet midis fqinjëve”.
Selimi tha se raste të tilla të izoluara nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Ne presim që Mali i Zi të zbulojë akterët dhe t’i dënojë rëndë, por jemi dedikuat ndaj fqinjësisë së mirë dhe partneritetit ndaj këtij shtetitt ë ardhshëm të NATO-s,” ka thënë ai për Insajderin.
Persona të panjohur ia kanë flakën flamurit të Kosovës si dhe atij të Shqipërisë para objekteve të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë./Insajderi.com