ShBA, Veseli kërkoi që Kosova të përfshihet në iniciativa ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA, Veseli kërkoi që Kosova të përfshihet në iniciativa ndërkombëtare

    Insajderi
    15 April 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Senatit amerikan, Orin Hatch, të cilit i ka kërkuar mbështetje për realizimin e qëllimeve madhore të Kosovës.

    Kryetari Veseli kërkoi edhe mbështetjen për realizimin e qëllimeve madhore për të qenë pjesë e NATO-s, si një synim jetik për shtetin tonë.

    Veseli me këtë rast, me theks të veçantë, kërkoi mbështetje për përfshirjen e Kosovës në iniciativa dhe programe të rëndësishme ndërkombëtare që fuqizojnë shtetësinë e saj, thuhet në një komunikatë të kuvendit.

    “Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një nga hallkat themelore të mbështetjes së fuqishme amerikane për vendin tonë”, ka thënë Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

    “Kryetari i Senatit, Orin Hatch, më konfirmoi se Kosova vazhdon të ketë vëmendjen e Uashingtonit në rrugën e saj të shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatë për media.

    Në anën tjetër Kryesenatori Hatch, e siguroi Kryetarin Veseli se nuk do të mungojë mbështetja e tij personale dhe e Senatit në përmbushjen e qëllimeve të Kosovës, duke potencuar që SHBA-ja nuk do të lejojë që një storie e suksesit, si Republika e Kosovës, të harrohet, por përkundrazi, do të vazhdojë rrugëtimin e përbashkët në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark