Insajderi
Lajme

Plagosja e trefishtë në Pejë, Insajderi sjell emrin e personit të dyshuar- është recidivist

Insajderi
22 May 2024 - 23:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja e trefishtë në Pejë, Insajderi sjell emrin e personit të dyshuar-  është recidivist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajdri, nga burime brenda Policisë ka marrë vesh se i dyshuari për plagosjen e babait me dy djemtë është Agron Gashi.

Ai dyshohet se plagosi babain Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.

Sipas burimeve te Insajderit ai është nga fshati Osrime, dhe per autoritetet e rendit është i njohur.

“Ai eshte recisivist i veprave penale”, i ka thënë Insajderit një burim.

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.

Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark