Insajderi
Sport

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Insajderi
28 May 2024 - 16:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se karriera e tij si trajner do të përfundojë pikërisht te klubi i tij aktual, Real Madridi.

Trajneri italian, përveç Real Madridit, ka stërvitur gjatë karrierës së tij klube të mëdha si Milani, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Chelsea.

Megjithatë, dashuria e tij më e madhe është ajo për Los Blancos, ku mendon edhe pensionimin si trajner.

“Karriera ime do të përfundojë në Real Madrid. Do të stërvit derisa të qëndroj në Real Madrid ”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark