Insajderi
Lajme

“Shi me baltë”- çfarë moti po parashikohet për sot në Kosovë?

Insajderi
02 June 2024 - 08:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shi me baltë”- çfarë moti po parashikohet për sot në Kosovë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.

Gjatë pasditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Gradualisht do të kemi shtrirjen e pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë. Pluhuri Saharian parashihet të martën, pas fuqizimit të tij të hënën.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-45 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark