Insajderi
Lajme

I arrestuari është 19-vjeçar- Policia del me detaje të reja për vjedhjen e pompës së derivateve në Vushtrri

Insajderi
02 June 2024 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I arrestuari është 19-vjeçar- Policia del me detaje të reja për vjedhjen e pompës së derivateve në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje më të hollësishme lidhur me vjedhjen e një pompe derivatesh në Vushtrri.

Sipas policisë, i arrestuari M.M. është i moshës 19-vjeçare, të cilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

“Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi në bazë të të cilave në orët e pasditës të datës 01.06.2024, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar dhe automjetin me të cilin të dyshuarit kishin kryer vepren penale”, thuhet në njoftim.

“Rreth orës 18:00, është arrestuar personi i dyshuar M.M.,19 vjeçar, i cili është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, vijon njoftimi.

“Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të vepres penale”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark