Insajderi
Sport

Frikë tek fansat e Barcelonës, “zyrtarizohet” Mbappe tek Real Madridi

Insajderi
02 June 2024 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Frikë tek fansat e Barcelonës, “zyrtarizohet” Mbappe tek Real Madridi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka dhënë “dritën e gjelbër” për kalimin e francezit Kylian Mbappe për tek Real Madridi.

Me thënien e tij të famshme “Here WE GO!”, ai ka bërë të ditur se Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për transferimin tek madrilenët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kylian Mbappé në Real Madrid, HERE WE GO! Çdo dokument është nënshkruar, vulosur dhe plotësuar”, ka shkruar Romano në platformën ‘X’.

Sipas gazetarit italian, Real Madridi do të prezantojë Mbappen si transferin e ri javën e ardhshme.

Madridi do ta zyrtarizojë përforcimin e ri vetëm pak ditë pasi fitoi trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark