Insajderi
Botë

“Unë nuk do dështoj”, Meksika zgjedh presidenten e parë grua

Insajderi
03 June 2024 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Unë nuk do dështoj”, Meksika zgjedh presidenten e parë grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meksika ka zgjedhur Presidenten e parë grua në krye të shtetit. Claudia Sheinbaum ka arritur një fitore historike dërrmuese në zgjedhjet e së dielës, duke lënë pas ish kryebashkiakun e New Mesksikos, i cili fitoi 58 për qind të votave. 

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López, më 1 tetor. Një ish-shkencëtare në fushën energjetike, ajo ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se do të vazhdojë të ndërtojë suksesin mbi “përparimet” e bëra nga paraardhësi i saj.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do dështoj”. Ndër sfidat e presidentes së re do të jenë negociatat e tensionuara me Shtetet e Bashkuara mbi flukset e mëdha të emigrantëve që kalojnë Meksikën dhe bashkëpunimi për sigurinë mbi luftën kundër trafikut të drogës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark