Shpallen zgjedhjet në Maqedoni, por bojkotohen nga opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     Shpallen zgjedhjet në Maqedoni, por bojkotohen nga opozita

    Insajderi
    15 April 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në deklaratën me shkrim dërguar medieve, Veljanovski thotë se në bazë të kompetencave të tij  kushtetuese dhe ligjore, ka nënshkruar Vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat do të mbahen më 5 qershor të këtij viti

    Nga ana tjetër, lideri opozitar Zoran Zaev në një konference për media deklaroi se Maqedonia demokratike nuk do të lejojë që më 5 qershor të ketë zgjedhje.

    “Nikolla Gruevski i bëri zgjedhjet e 5 qershorit të pamundshme. Po përgatiten protesta të mëdha. 25 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë do ta presim të lirë”, theksoi Zaev.

    Presidenti Ivanov në një paraqitje para opinionit përsëriti sot se nuk heq dorë nga vendimi për amnistimin e politikanëve të dyshuar për vepra penale. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark