Insajderi
Lajme

“Pambuku”- Nagavci u bë “meme” për huqjen e mbiemrit të shkrimtarit turk me të cilin darkoi Kurti

Insajderi
06 June 2024 - 10:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pambuku”- Nagavci u bë “meme” për huqjen e mbiemrit të shkrimtarit turk me të cilin darkoi Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dëshmoi dje se s’e di saktë mbiemrin e shkrimtarit të njohur botëror, Orhan Pamuk, me të cilin u takua kryeministrin Albin Kurti përgjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.

Ajo këtë lapsus e bëri gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit në Prishtinë, duke iu referuar mbiemrit “Pamuk” si “Pambuk”, shkruan Gazeta Insajderi.

E para e dikasterit të arsimit në Kosovë ka vizituar dje Panarin e Librit, ku theks të veçantë i ka vendosur librave nga shkrimtari i vlerësuar ditë më parë nga Albin Kurti.

Nagavci është bërë “meme” për këtë deklaratë të sajën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark