Insajderi
Lajme

Mediumi serb: Serbia arreston vëllain e ish-nënkryetares së Leposaviqit, shkak bashkëpunimi me AKI’në

Insajderi
10 June 2024 - 08:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediumi serb: Serbia arreston vëllain e ish-nënkryetares së Leposaviqit, shkak bashkëpunimi me AKI’në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sigurimi serb në Rashkë ka arrestuar Dragan Aksentijeviq, mbi dyshimet se bashkëpunonte me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Të paktën kështu ka raportuar mediumi nacionalist serb ‘Alo’, duke shtuar se Aksentijeviqit i është caktuar edhe masa e paraburgimit.

Ai njihet edhe si vëllai biologjik i ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, për të cilën mediumi serb supozon se i ka ndihmuar inteligjencës kosovare.

Nga ajo çfarë pretendon mediumi serb, gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente me një person që sipas ‘Alo’ është Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.

Çdoherë sipas pretendimeve të mediumit serb, thuhet se me urdhër të AKI’së dhe Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit.

Alo përskaj pretendimeve shton se kanë fotografuar dhe incizuar bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës administrative, si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark