
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti i sapozgjedhur i vendit deklaroi se njerëzit që e udhëheqin drejtësinë në Kosovë do ta luftojnë në masë të madhe dhe efikase korrupsionin.
“Unë kam besim te njerëzit që udhëheqin drejtësinë në Kosovë që mund të bëjnë ndryshime rrënjësore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ish-lideri i PDK-së.
Presidenti kosovar po ashtu foli edhe për situatën politike në vend, të cilën e konsideroi të qetë dhe jo më në krizë.
“Unë vlerësoj se kriza tashmë është mbyllur, është e përfunduar jemi në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale”, tha Thaçi.
Thaçi megjithatë u zotua t’i shërbejë të gjitha partive politike në vend pa dallime partiake, religjioze apo ideologjie. /Insajderi.com