Insajderi
Lajme

“Kishte rol historik për Kosovën” Krasniqi publikon fotografi nga takimi me Tony Blair

Insajderi
10 June 2024 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kishte rol historik për Kosovën” Krasniqi publikon fotografi nga takimi me Tony Blair
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Bashkë në takim ishin edhe dy liderët opozitar. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi tha se Blair kishte rol historik për Kosovën.

“Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese. Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli”, shkroi Krasniqi.

“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë”, shtoi ai.

Krasniqi tha se Blairit ia ka shprehur “mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë”.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!”, shkroi Krasniqi.

Ai në postimin e tij ka publikuar fotografi nga takimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark