
Ganimete Lloqani, e ëma e Donjeta Zhubit nuk i thau lotët tash e dy muaj, që nga dita kur e varrosi të bijën 34-vjeçe në Gjakovë.
Ajo thotë se gati çdo ditë i viziton institucionet përgjegjëse për të marr vesh se çfarë ndodhi me rastin e vajzës së saj që u gjet e vrarë në Prishtinë.
“Shkojë nëpër Polici e mjekësi ligjore, Prokuroria, nuk me jep kurrfarë informata e unë si nonë pres”, thotë e ëma e Donjetës.
Kusre tezja e së ndjerës thotë se gjatë përgatitjes së kufomës për varrim u trondit nga pamja që pa.
“Dafina i ka pasë durt e shtrëngume, ja kam qel, të dyjat i ka pasë zi, shuplakat e durve, prej brrylave e deri nalt në të dyja anet u kon e grrithne, u kon si shej i thonjve, shpinën mrapa e ka pas si me kon e rrehne, krejt vija vija vija u kon”.
Familjarët i quajnë manipulim deklaratat se Dafina ka bërë vetëvrasje.
Vrasja e Dafinës kishte ndodhur më 17 shkurt të këtij viti në një banesë në Prishtinë. E njëjta kishte jetuar në Bern të Zvicrës.