Insajderi
Lajme

Vrasja në tentativë ndaj shtetasit të huaj në Fushë Kosovë, policia e kap të dyshuarin pas dy muajsh

Insajderi
16 June 2024 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në tentativë ndaj shtetasit të huaj në Fushë Kosovë, policia e kap të dyshuarin pas dy muajsh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar pas dy muajsh të dyshuarin për një rast të tentim-vrasjes në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, i cili më pas është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

“Bresje, Fushë Kosovë / 06.04.2024 – 17:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia pati njoftuar përpara dy muajsh për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë. Në njoftimin e policisë thuhej se viktima ishte shtetas i huaj.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, pati njoftuar PK’ja. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark