Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon nesër tryezë shkencore me temën “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024” – Insajderi
×
Kulturë

Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon nesër tryezë shkencore me temën “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024”

Insajderi
17 June 2024 - 12:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të organizojë nesër (të martën) tryezën shkencore me temën “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024”.

Tryeza shkencore mbahet nesër (18.06.2024), ora 10:00, në sallën e konferencave, kati II, Instituti Albanologjik.

Me trajtesat e tyre shkencore dhe akademike do të paraqiten studiuesit dhe profesorët e nderuar, si Lulëzim Lajçi, Mazllum Baraliu, Qerim Lita, Memli Krasniqi, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Alban Dobruna dhe Ditar Kabashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark