Insajderi
Sport

“Fitoftë më e mira”, babë e bijë shqiptar që mbështesin të dyja kombëtaret

Insajderi
18 June 2024 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Fitoftë më e mira”, babë e bijë shqiptar që mbështesin të dyja kombëtaret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografet në Hamburg kapën një babë e bijë duke mbajtur dy flamuj – shqiptar dhe kroat. Ata shëtisnin nëpër qytet ashtu.

Fatmir dhe Laura Gostivari vijnë nga Shqipëria, por që mbështesin të dyja kombëtaret.

“Le të fitojë më i miri. Unë i mbështes të dy”, tha Fatmiri. “Kam lindur në Shqipëri, por gjaku im është kroat. Babai im erdhi në Shqipëri kur ishte i ri dhe u martua me një shqiptare. Kroacia është përgjithmonë në zemrën time”, shtoi ai.

Ata kanë arritur të marrin bileta, ndaj do ta ndjekin ndeshjen të mërkurën. Dhe pjesa tjetër e familjes do t’i bashkohet atyre në lojë. Ai pret që ndeshja të jetë e tensionuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark