Insajderi
Lajme

“Shqiptarë jeni të çmendur” Youtuber-i i famshëm viziton Tiranën, takohet me Ramën dhe qindra fansa

Insajderi
20 June 2024 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shqiptarë jeni të çmendur” Youtuber-i i famshëm viziton Tiranën, takohet me Ramën dhe qindra fansa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Youtuber-i i famshëm amerikan, i njohur si IShow Speed ka vizituar sot Shqipërinë.

Në një transmetim në faqen e tij në Youtube, ai shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës. Shumë të rinj atje janë parë duke i dalë në pritje youtuber-it me emrin Darren Jason Watkins.

Ndërkohë, ai ka blerë edhe një plis.

Në fund, ai është parë duke vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku e bëri edhe shqiponjën.

“Edi Rama çkemi, më jep një përqafim…” – thotë ai.

Ndërkohë, mbi 80 mijë persona shihet se e kanë shikuar live vizitën e tij në Shqipëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark