Policia arreston 23 persona gjatë 24 orëve të fundit   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 23 persona gjatë 24 orëve të fundit  

    Insajderi
    16 April 2016 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar 23 të dyshuar për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit. Në Obiliq është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në polici për 48 orë.

    Në Graçanicë ndërkaq, është arrestuar një tjetër person për sulm kundër një personi tjetër. Edhe ai është dërguar në ndalim policor.

    Në Prishtinë është arrestuar një person i kërkuar prej kohësh. Ai është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark