Insajderi
Lajme

Konjufca nuk pret diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq: Asociacioni s’është në rend dite

Insajderi
24 June 2024 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca nuk pret diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq: Asociacioni s’është në rend dite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.

Konjufca tha se nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, deklaroi Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark