
Pas finalizimit të marrëveshjes për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Aleancës Kosova e Re për qeverisje me Prishtinën, njoftohet se AKR do të udhëheqë Drejtorinë për Bujqësi.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Shefi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, Qendron Kastrati.
Kështu, rreth dy vite pasi fitoi zgjedhjet, Vetëvendosje ka lidhur tashmë dy marrëveshje koalicioni për qeverisje në Prishtinë. Javë më parë, Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, lidhi kontratë me AAK-në, të cilës po ashtu i ka dhënë drejtimin e një drejtorie.
AKR ka katër asamblistë në kuvendin e Prishtinës.
Edhe pse Shpend Ahmeti ka fituar zgjedhjet për kryetar në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë numër më të madh të asamblistëve në kuvend.