Insajderi
Lajme

ShSKUK humb një ‘betejë’ në Gjykatën e Apelit me punëtorët që rrezikoheshin nga rregullorja e re

Insajderi
25 June 2024 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ShSKUK humb një ‘betejë’ në Gjykatën e Apelit me punëtorët që rrezikoheshin nga rregullorja e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit ka konfirmuar ligshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë lidhur me padinë e bërë ndaj Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte dorëzuar padi ndaj Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Kjo padi sipas avokatit , Aridian Bajraktari kishte ardhur pasi me rregulloren e re të SHSKUK-së, po tentohej që kundërligjshëm të iu ndërpriten kontratat 470 punonjësve të SHSKUK-së.

Ndërsa Gjykata Themelore kishte aprovuar këtë kërkesë duke shtyer ekzekutimin e këtij vendimi.

Ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë është vërtetuar edhe në Gjykatën e Apelit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark