Avni Arifi: Anulimi i protestës së 26 marsit ka qenë gabim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Arifi: Anulimi i protestës së 26 marsit ka qenë gabim

    Insajderi
    16 April 2016 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të shtunën se anulimi i protestës së 26 marsit ka qenë një gabim.

    “Nuk është gabim që të protestohet. Gabim ka qenë që të anulohet protesta e 26 Marsit e cila edhe ashtu ishte e vonuar sepse po bëhej pesë javë pas asaj të 17 Shkurtit”, ka thënë ai.

    Një protestë e thirrur për 26 mars nga ri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – ishte anuluar vetëm një ditë para mbajtjes së saj.

    Kërkesa për anulim kishte ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, si pasojë e disa mospajtimeve që vazhdojnë të kenë me AAK-në.

    Për këtë arsye, AAK ka thirrur një protestë për 14 maj, për të cilën Vetëvendosje thotë se nuk është njoftuar paraprakisht.  Po ashtu, të premten edhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën ka thënë se AAK është ngutur kur ka caktuar datën e protestës pa u konsultuar me partitë opozitare.

    “Protesta e 14 Majit është tre muaj pas protestës së 17 Shkurtit. Asnjëra parti nuk ka të drejtë të privoj qytetarin nga e drejta për protestë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

    Në një prononcim për Insajderin, Muharrem Nitaj të premten ka thënë se pret që kjo protestë të jetë po aq e suksesshme sa protestat e kalura./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark