Gjenden në Veri dy kamera të institucioneve të sigurisë serbe, i kishin fshehur në klima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden në Veri dy kamera të institucioneve të sigurisë serbe, i kishin fshehur në klima

    Insajderi
    27 June 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me AKI’në kanë identifikuar dy lokacione ku kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.

    Me date 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushte me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

    “Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, tha Veton Elshani zëvendës drejtor i Policisë për rajonin e veriut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark