Insajderi
Lajme

Policia ia publikon foton një personi, dyshohet që vodhi paratë e bamirësisë në Rahovec

Insajderi
01 July 2024 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia ia publikon foton një personi, dyshohet që vodhi paratë e bamirësisë në Rahovec
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes në Rahovec dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Sipas Policisë, i dyshuari ka vjedhur paratë e bamirësisë në një barnatore në qytetin e Rahovecit.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar.

Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)” – thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark