Erdogan: Jam i shqetësuar me mosnjohjen e Kosovës nga Azerbajxhani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan: Jam i shqetësuar me mosnjohjen e Kosovës nga Azerbajxhani

    Insajderi
    16 April 2016 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një konferencë të mbajtur sot nga Erdogan dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), presidenti i Turqisë lëshoi mesazhe uniteti, duke thënë se së bashku myslimanët mund t’i mundin problemet që po ballafaqohen.

    Megjithatë, ai nuk la pa përmendur edhe raportin e Azerbajxhanit me Kosovë, shtet i cili nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës, si të pavarur.

    “Nuk e kuptoj pse nuk zgjidhet çështja e Karabakut në Azerbajxhan, duhet të hedhen hapa diplomatik. Mos-njohja e Kosovës si shtet ende më shqetëson mua”, tha Erdogan, shkruan sajti turk KulisHaber.com.

    Azerbajxhani dhe Armenia kanë një konflikt të hapur për synimet që dy shtetet kanë për territorin e rajonit të Karabakut, e cila momentalisht ndodhet brenda kufijve zyrtar të Azerbajxhanit, por armenët nuk e pranojnë këtë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark