Insajderi
Euro 2024

“Prekja e artë” e Messit- Si i ra lojtarit më të mirë në botë ta mbante Lamine Yamalin në krah si foshnje?

Insajderi
10 July 2024 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Prekja e artë” e Messit- Si i ra lojtarit më të mirë në botë ta mbante Lamine Yamalin në krah si foshnje?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Yllit në ngritje, Lamine Yamal, i është publikuar një fotografi si foshnje me një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit Lionel Messi. Në fotografi, Messi shihet duke e mbajtur në krahë yllin spanjoll.

Fotoja e Messit dhe Yamal, e realizuar në vitin 2007, tërhoqi vëmendjen pasi u postua në Instagram nga babai i Yamal, Mounir Nasraoui, javën e kaluar me mbishkrimin: “Fillimi i dy legjendave”.

Fotografia tregon Yamalin – i cili ishte vetëm disa muajsh – në një vaskë plastike blu, me Messin duke buzëqeshur dhe duke ia zgjatur dorën atij.

Ndiqeni videon më poshtë për ta parë të plotë storien:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark