Insajderi
Lajme

Iu gjetën 209 kg duhan i kontrabanduar, arrestohet një person në Viti

Insajderi
10 July 2024 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iu gjetën 209 kg duhan i kontrabanduar, arrestohet një person në Viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar për kontrabandim të duhanit, sot gjatë ditës në Viti.

Oficerët doganorë gjatë ditës së sotme kanë kryer kontrolle në dy lokacione në rajonin e Vitisë dhe aty kanë gjetur 209 kg duhan të grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës  bëhet e ditur se këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

“Arrestohet një person për kontrabandim të duhanit. Ne rajonin e Vitisë Oficerët Doganorë, me autorizim të prokurorisë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione dhe gjatë këtij operacioni janë gjetur: 209 kg duhan i grirë, 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit. Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë. Shmangiet nga taksat doganore llogaritet të jenë rreth 8,000.00 Euro. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë “, thuhet në njoftimin e Doganës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark