Insajderi
Sport

Kuvendi miraton Ligjin e ri për Sportin

Insajderi
11 July 2024 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi miraton Ligjin e ri për Sportin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit të ri për Sportin.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se për “reformën më të thellë sportive” është punuar 2 vite profesionalisht dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat në vend.

Ligji i ri për Sportin ndër të tjera parasheh:

Riorganizim të sistemit institucional në sport

Fuqizim dhe funksionim efikas të organizatave qendrore sportive

Përcaktim i kushteve dhe kritereve për sportistin, trajnerin, agjentin sportiv dhe gjithë akterët e tjerë

Financim të qëndrueshëm dhe transparent të të gjitha organizatat sportive

Planifikim, investim, menaxhim dhe mirëmbajtje efektive të infrastrukturës sportive

“Me këtë ligj vendoset standard i ri i zhvillimit të politikës sportive në vend”, tha MKRS-ja. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark