Insajderi
Lajme

Drejtori i ShKK-së flet për arratisjen e Ujkan Metajt, tregon se për çka ishte i dënuar

Insajderi
13 July 2024 - 11:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtori i ShKK-së flet për arratisjen e Ujkan Metajt, tregon se për çka ishte i dënuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismail Dibrani, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës, tha se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj, e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi.

“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej 25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2012 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi. I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg”, u shpreh Dibrani.

Teksa foli edhe për të arratisurin tjetër, Ujkan Mataj i dënuar më 11 vjet burgim pas i njëjti kishte ndihmuar Kamer Metajn të kryejë grabitje në një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj si dhe grabitësi i bankës.

“Po ashtu i dënuari tjetër (Ujkan Mataj) ka qenë i dënuar më 11 vite dhe i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi”, u shpreh Dibrani.

Sipas tij, janë 56 të burgosur të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e vikendit jashtë.

Në këtë listë ka persona të arratisur qysh nga viti 2007 e deri këtë vit në dy të fundit që bënë bujë në vend – Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark