
Militanti i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njeriu i afërt me kryeministrin Kurti, Milot Podvorica është emëruar si Noterë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në listat e publikuara të hënën nga Ministria e Drejtësisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Milot Podvorica ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka pasur disa pozita si i angazhuar nga kjo parti. Tani, ai shpërblehet edhe me emërimi si Noterë nga ministraj Haxhiu.
Milot Podvorica ka qenë këshilltarë politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë kohës së Pandemisë.
Milot Podvorica shihet të jetë njëri i afërt me Kryeministrin Kurti. Atij nuk i mungojnë foto nga takimet me liderin e tij.
Podvorica më herët ka qenë edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës dhe në të njëjtën kohë ka marrë pagë edhe nga KEK.
Ai po ashtu ka qenë sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Sipas vendimit të publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Milot Podvorica është emëruar në detyrën e noterit në territorin e Prishtinës.
Po ashtu në vendim ceket që Podvorica obligohet që të ofroj dorëheqjen e tij nga funksioni aktual zyrtar, në KEK.
Në Listën e aplikantëve që janë emëruar si noter figurojnë emra të afërt me partinë në Pushtet. Kjo bie në kundërshtim me deklarata që dikur ministrja Haxhiu i kishte dhënë si aryse për anulimin e konkursit për noterë.
Sapo kishte ardhur në pushtet, ministrja Haxhiu kishte anuluar këtë konkurs me arsyetimin se kishte nepotizëm, lidhjet të kandidatëve me partitë politike atë kohë në pushtet dhe kandidimi i familjarëve të noterëve.
Nga emrat e publikuara të hënën nga Ministria e Drejtësisë, figurojnë emrat të afërt me politikanë.
(Ky artikull është i edituar)
Gazeta Insajderi ka pranuar një reagim pas publikimit të këtij artikulli. Në këtë reagim, Milot Podovroca lëshohet në konstatime, të cilat Insajderi i mohon, pasi që raportimi ka qenë korrekt- dhe i bazuar në të dhëna publike.
Por, për hir të korrektësisë, Gazeta Insajderi do ta botojë në të njëjtin artikull edhe reagimin e tij të plotë.
Lexo reagimin e tij të plotë:
Të nderuar,
Në portalin e juaj informativ sot është duke u shpërndarë lajmi me titull ” Ish-këshilltar i Vitisë dhe mik i Kurtit, Milot Podvorica emërohet Noter nga ministrja Haxhiu”.
Në brendi të lajmit paraqiten pretendime të pa qëndrushme duke aluduar se unë kam pozitë politike në Lëvizjen VETËVENDOSJE si dhe duke aluduar se jam shpërblyer nga ministria e drejtësisë duke u emëruar noter.
Konsideroj se fillimisht është dashur të merrni prononcimin tim lidhur me këtë lajm meqë keni lakuar emrin tim e po ashtu keni pasur mundësi ti vërtetoni të gjitha rrethanat dhe mos të shpërndani lajme shpifëse ngase do të jeni përgjegjës për pasojat e shkaktuara si në aspektin personal ashtu edhe aspektin profesional për dëmet eventuale që mund ti shkaktoni veprimtarisë sime profesionale në vijim.
Emërimit tim në pozitën e noterit i ka paraprirë një proces konkurues të pavarur e profesional dhe shumë transparent ku si shumë organizata jo qeveritare e pjestarë të shoqërisë civile, edhe ju keni pasur mundësi ta mbikqyrni zhvillimin e procesit nga fillimi i testimit, intervistimit e deri te perzgjedhja e të gjithë noterëve përfshirë edhe zgjedhjen time. Lakimi i emrit tim me shipfje të tilla e me qëllime politike është veprim shumë i ulët dhe jo profesional nga ana juaj.
Konfrom detyrimeve ligjore, ju ftoj që ta demantoni lajmin e mësipërm me të njejtën hapësirë dhe kohë njësoj si lajmi i shpërndarë si dhe ta largoni lajmin me kërkimfalje!