Insajderi
Lajme

“Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, Klinaku reagon pas dënimit të Pjetër Shalës

Insajderi
16 July 2024 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, Klinaku reagon pas dënimit të Pjetër Shalës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar pas dënimit me 18 vjet burgim të Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se sikurse në rastet e kaluara, kjo gjykatë aktgjykimet i merr politikisht.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”.

“Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, tha ai në një reagim në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark