Meta në Kroaci: Shqipëria nuk do ndërtojë mure për refugjatët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta në Kroaci: Shqipëria nuk do ndërtojë mure për refugjatët

    Insajderi
    16 April 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një vizite në Split, mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Iniciativës Adriatiko-Joniane. Në konferencë marrin pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnjës.

    Gjatë fjalës së tij Meta është shprehur se kriza e refugjatëve është problem evropian, që kërkon zgjidhje evropiane, njofton noa.al

    “Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropianë. BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit është garanci për sigurinë evropiane”, u shpreh Meta.

    Sipas kryeparlamentarit Meta kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës. “Të mbrojmë hapësirën tonë, por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”, tha Meta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark