Insajderi
Lajme

Brazili ndalon shitjen e mishit në Kosovë

Insajderi
20 July 2024 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brazili ndalon shitjen e mishit në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij, pasi ka konfirmuar shpërthimin e një virusi.

Sipas ministrisë braziliane, suspendimi i eksportit të mishit të shpezëve prek 44 shtete, e që në mesin e tyre është edhe Kosova bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut , shkruan Sociedadonline.

“Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregimin e shpendëve dhe produkteve të tyre, pezullimi i certifikimit të përkohshëm kryhet nga Brazili, për të garantuar transparencën e shërbimit zyrtar brazilian, ndaj vendeve që importojnë produktet. Në këtë mënyrë, pezullimet lidhen me zonën ose rajonin me pengesë certifikimi, që varion nga pezullimi për të paktën 21 ditë”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark