Insajderi
Lajme

Mot i ndryshueshëm, në këtë zonë të Kosovës priten reshje më shumë

Insajderi
22 July 2024 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mot i ndryshueshëm, në këtë zonë të Kosovës priten reshje më shumë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Reshjet parashihet të fillojnë para mesditës në zona të caktuara, të cilat do të jenë të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të intensifikohen lokalisht, më të përqendruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark