Gruaja raporton burrin në polici për rrahje, i dyshuari rrahu edhe djalin e mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja raporton burrin në polici për rrahje, i dyshuari rrahu edhe djalin e mitur

    Insajderi
    23 July 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur dhe gruan në Suharekë.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në Suharekë.

    Sipas raportit viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë”, thuhet në raport./ Insjaderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark