Insajderi
Lajme

Gruaja raporton burrin në polici për rrahje, i dyshuari rrahu edhe djalin e mitur

Insajderi
23 July 2024 - 09:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruaja raporton burrin në polici për rrahje, i dyshuari rrahu edhe djalin e mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur dhe gruan në Suharekë.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në Suharekë.

Sipas raportit viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë”, thuhet në raport./ Insjaderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark