Posedim narkotikësh dhe sulm ndaj policëve - arrestohet një person në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Posedim narkotikësh dhe sulm ndaj policëve – arrestohet një person në Ferizaj

    Insajderi
    23 July 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Rrugën Dëshmorët e Kombit në Ferizaj, pasi gjatë një kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar tri paketime foli alumini me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 1.15 gramësh.

    Gjatë arrestimit në Ferizaj, i dyshuari ka rezistuar, duke shkaktuar lëndime trupore dy zyrtarëve policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

    Pas arrestimit, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark