Dy persona nga Kosova ndalohen në Maqedoninë e Veriut, shkak kontrabandimi i barnave, kafesë dhe parfumeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona nga Kosova ndalohen në Maqedoninë e Veriut, shkak kontrabandimi i barnave, kafesë dhe parfumeve

    Insajderi
    24 July 2024 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona nga Kosova janë ndaluar në Maqedoni të Veriut për shkak të kontrabandimit të mallrave pa dokumentacione përkatëse. Autoritetet kanë identifikuar të dyshuarit si G.Q. dhe Xh.M.

    Operacioni është kryer në një autobus që po udhëtonte në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë.

    Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të këtij automjeti dhe pasagjerëve janë gjetur disa kuti me barna, duke përfshirë 5,942 tableta, 100 pako kafeje, 36 thasë me mbishkrimin e markës tregtare, si dhe 104 parfume për meshkuj, të gjitha pa dokumentacionin e rregullt të nevojshëm për transportin e tyre.

    Malli i kontrabanduar nga dy kosovare ne Maqedoni te Veriut


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark