
Duke e falënderuar kongresmenin Visclosky për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fazat, kryetari Veseli e informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.
Kongresmeni Visclosky e përgëzoi Kryetarin Veseli për punën dhe përkushtimin e institucioneve gjatë shtetndërtimit, duke i dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi. Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. /Insajderi.com