Insajderi
Lajme

Lipjan: Rrihen mes vete babë e bir, këtij të parit i kapet edhe një pistoletë

Insajderi
28 July 2024 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lipjan: Rrihen mes vete babë e bir, këtij të parit i kapet edhe një pistoletë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Babë e bir janë përfshirë në një përleshje në Lipjan mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se babai është arrestuar si pasojë e përleshjes, raporton Insajderi.

Të njëjtit, sipas policisë, iu është sekuestruar një pistoletë.

“Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark