Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, shtiu me armë në drejtim të derrave që ia dëmtuan misrin

Insajderi
02 August 2024 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Podujevë, shtiu me armë në drejtim të derrave që ia dëmtuan misrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Dumnicë të Poshtme të Podujevës.

Sipas raportit 24-oërsh të Policisë, ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të cilët ia kishin dëmtuar misrin me një

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark