Insajderi
Lajme

Shënohet dita e eksodit të 99-tës – Zyrtarë shtetëror kaluan kufirin në këmbë

Insajderi
16 April 2016 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të shënuar ditën e njohur si “Eksodi i 99” ishin ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me ministrin e FSK, Haki Demolli,  dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë  Qemal Minxhozi.

Në këtë nderim kufirin në këmbë e kaluan edhe kryetarët e komunave të Prishtinës, Mitrovicës e Ferizajit, së bashku me shumë qytetar të mbledhur nga anembanë Kosovës.

Në kufi u pritën nga kryetari i bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu.

Ministri Murati, theksoi se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës para 17 viteve ishte një prej momenteve më të rënda në historinë tonë.

Në ato momente të rënda, qyteti i Kukësit në veçanti dhe i tërë shteti shqiptar në përgjithësi me një solidaritet të jashtëzakonshëm ishin në funksion të lehtësimit të kësaj gjendjeje, duke i hapur dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.

Ai në emër të qeverisë dhe të tërë institucioneve të shtetit falënderoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen e para 17 viteve, institucionet e bashkisë së qytetit si dhe institucionet e shtetit shqiptar.

“Kukësi, dhe gjithë Republika e Shqipërisë ishin pjesë e përpjekjeve për liri të Kosovës në të gjitha format. Kosova e pavarur është projekt i të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm i atyre të Kosovës”, tha në fjalën e tij ministri Murati, njofton Zyra për Informim e Ministrisë së Diasporës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark