“Rusofil”, ofendimin ndaj Pacollit e shpërndau edhe ish-bashkëpunëtorja e tij që tani punon te Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rusofil”, ofendimin ndaj Pacollit e shpërndau edhe ish-bashkëpunëtorja e tij që tani punon te Osmani

    Insajderi
    04 August 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefe e financave në Mabetex, zëvendës ministre, këshilltare e asistente, asambliste në Prishtinë. Ajo mori një numër të madh postesh duke qëndruar afër Pacollit.

    Por, ish-bashkëpunëtorja e dikurshme e Pacollit, Rejhan Vuniqi, tashmë ka ndërruar anë, shkruan Insajderi.

    Meqë tashmë është këshilltare e Osmanit ajo është pozicionuar pro sulmeve kundër ish-shefit të saj, njeriut që i dha një numër të madh postesh.

    Vuniqi ka shpërndarë në profilin e saj në “Facebook” postimin ofendues të Rinor Nuhiu’t, këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani.

    Nuhiu në statusin e tij e ka quajtur Pacollin “biznesmen të ndikuar nga mjedisi rusofil”, pasi ky i fundit reagoi lidhur me ndalimin që iu bë Osmanit për kontroll në aeroportin e Shkupit.

    Incidenti i ndodhur në aeroportin e Shkupit ka ngjallur një polemikë Vjosa Osmani-Behgjet Pacolli. Konkretisht, përballje mes këshilltarëve.

    Më poshtë mund t’i gjeni reagimet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark