
Kurti me ironi përmend incidentin e Vjosa Osmanit në Shkup: Përjetim i rëndë i shkëlqesisë së saj..
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për incidentin e presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, shkruan Gazeta Insajderi.
Nga Shkupi, Kurti ka paralajmëruar se do të ketë raport zyrtar për zbardhjen e rastit.
Sipas tij, ka qenë përjetim i rëndë për ‘shkelqësinë e saj, presidenten Osmani‘ pasi ajo ka qenë duke udhëtuar me dy vajzat e vogla.
“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes të Republikës së Kosovës, shkelqësisë së saj, Vjosa Osmani- Sadriu. Më 2 gusht në Aeroportin e Shkupit. Aq më tepër që ka qenë më familje dhe me dy vajzat e vogla. Autoritetet e Maqedonisë së veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe të mos na përsëriten kurrë më situata e tilla”, ka shtuar Kurti.