Mickoski shpotitë Osmanin: Edhe mua më kontrollojnë njejtë, unë nuk e përdori zonën VIP - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mickoski shpotitë Osmanin: Edhe mua më kontrollojnë njejtë, unë nuk e përdori zonën VIP

    Insajderi
    05 August 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se kur ka fluturime komerciale procedurave i nënshtrohet edhe ai.

    Madie ai ceku se nuk e përdor as kalimin në zonën VIP.

    “Sipas informacioneve që i kemi nga personat zyrtarë të aeroportit është se ndiqen standarde të qarta dhe procedura ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale, dhe se këtyre procedurave i nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat zyrtarë që kalojnë pjesën VIP, edhe pse dua të them se unë atë nuk e përdor.”

    Ai shtoi se i vjen keq për rastin dhe se nuk dëshiron që të përsëritet. Mickoski tha se presidentja Osmani është e mirëseardhur, madje tha se nëse njoftohet ka “kënaqësinë” që ta pres si nikoqit në aeroport.

    Këtë incident e ka komentuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Nga Shkupi, Kurti ka paralajmëruar se do të ketë raport zyrtar për zbardhjen e rastit. Sipas tij, ka qenë përjetim i rëndë për presidenten Osmani pasi ajo ka qenë duke udhëtuar me dy vajzat e vogla.

    “Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes të Republikës së Kosovës, shkelqësisë së saj, Vjosa Osmani- Sadriu. Më 2 gusht në Aeroportin  e Shkupit. Aq më tepër që ka qenë më familje dhe me dy vajzat e vogla. Autoritetet e Maqedonisë së veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe të mos na përsëriten kurrë më situata e tilla”, ka shtuar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark